Vrasja e turistit portugez/ Lihet në burg Sokrat Vata dhe çifti turk, ja masat për 8 të tjerët

Vrasja e turistit portugez/ Lihet në burg Sokrat Vata dhe çifti turk, ja masat për 8 të tjerët

Ka përfunduar në mbrëmje vonë seanca në Gjykatën e Sarandës lidhur me masat e sigurisë për 11 personave të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e 20-vjecarit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Pas 10 orësh seancë, gjyqtari Shkëlzen Licaj ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për autorin e vrasjes Sokrat Vata alias Sokrat Lipan dhe ciftin turk Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu. Masa e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë është caktuar për Ildi Cekani, Ervis Bunci dhe Serxhi Selimi, kamarierë tek lokal “Principote”.Ndërkohë janë liruar me masën “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” efektivi i policisë Moisid Matushaj, efektivi i burgut të Fierit Lucjano Seferi, efektivi i policisë bashkiake të Gjirokastrës Romeo Shehu, të cilët punonin...