Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë përshkallëzohen për shkak të zhvillimeve në Siri. Izraeli ka paralajmëruar Ankaranë kundër zgjerimit të përfshirjes së saj ushtarake në territorin sirian, pak ditë pasi ushtria izraelite sulmoi bazën ajrore Abu al-Duhur në veriperëndim të Sirisë. Sulmi, i kryer të martën, dëmtoi bazën ajrore, ndërsa nuk u raportuan viktima. Izraeli pretendon se objekti po përgatitej për përdorim nga forcat turke. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po e tërheq Turqinë në “aventura të rrezikshme” në Siri dhe e paralajmëroi Ankaranë të mos vërë në provë vendosmërinë e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, shkruan A2CNN. Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Damasku ishte pranë shkeljes së një “status quo-je” sigurie, duke lejuar vendosjen...