Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri
Operacioni për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve në Dukat të Vlorës ka vijuar pa ndërprerje, me angazhimin e Forcave të Armatosura nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse dhe 2 efektivë të Policisë Ushtarake, ndërsa ndërhyrja nga ajri është mbështetur nga dy avionë zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së forcave në terren, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit, ndërsa ekipet vijojnë monitorimin e situatës për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
Burimi:
javanews.al