‘Divjaka e qytetarëve jo e pushtetarëve’/ Sërish në protestë kundër bashkimit me Lushnjën
Prej afro tre javësh qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë, kundër hartës së re territoriale që ka parashikuar mazhoranca socialiste për ta aplikuar në ndarjen e re administrative-territoriale. Edhe këtë të pretme, 21 gusht, qytetarët nuk pranojnë bashkimin me Lushnjën, me argumentin se kjo do të shtonte kostot për ta. Qeveria me draftin e ri të hartës territoriale parashikon shkrirjen e 15 bashkive në rang vendi, ndërsa shumica prej tyre kundërshtojnë bashkimin me bashkitë më të mëdha pranë tyre.
Burimi:
syri.net