Operacion antidrogë në Korçë, ushtrohen kontrolle në disa banesa! Arrestohet një person

Operacion antidrogë në Korçë, ushtrohen kontrolle në disa banesa! Arrestohet një person

Një operacion për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e narkotikëve po zhvillohet në Korçë.  Deri më tani, mësohet se në pranga ka rënë një person. Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë. Pritet komunikata zyrtare nga policia për detaje të tjera.