Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, në një intervistë për Klan News me moderatorin Besard Jacaj, komentoi situatën e zjarreve në vendin tonë. I pyetur nëse ka ndonjë informacion që zjarret të jenë ndezur nga “armiq të huaj”, Nufi tha se ky është një detaj, që i takon Ministrisë së Brendshme. Ministri nënvizoi se Mbrojtja, me aq sa mundet, po bën maksimumin për të shuar flakët. “Nuk e di nëse zjarret në Shqipëri po ndizen nga “armiqtë e huaj”. Ky detaj është për Policinë e Shtetit dhe për Ministrinë e Brendshme. Ne bëjmë të mundur që të jemi në vijë të parë të zjarrit dhe të mund të ndërhyjmë në kohë. Kemi pasur mjete ajrore, që janë gjendur në terren, sapo ka nisur zjarri. Në Krujë,...