Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët. Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë. Analisti Martin leka thotë se ky është një provokim nga qarqe të errëta dhe nacionaliste, por nuk ka ndikim. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se jo gjithmonë duhet krijuar kushte për bashki, për disa pakica. “Ne duhet të kuptojmë, politika jonë, që jo gjithmonë duhet të krijojmë kushte për disa pakica, kanë qenë, janë, do të jenë pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë. Për komunitetin maqedonas, ne kemi bërë atyre...