Bekim Bulica kishte vjedhur edhe emrin e biznesit, reagon ‘Principote’ i Mykonos

Bekim Bulica kishte vjedhur edhe emrin e biznesit, reagon ‘Principote’ i Mykonos

“Principote” i Mykonos ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në lokalin me të njëjtin emër në Ksamil, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me biznesin shqiptar. Në një deklaratë, biznesi me seli në Mykonos thekson se lokali në Ksamil përdor emrin “Principote” pa autorizim dhe se mes dy bizneseve nuk ekziston asnjë marrëdhënie biznesi, pronësie apo tjetër. Reagimi vjen pas vdekjes së turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra gjatë një sherri në një bar plazhi në Ksamil. “Principote Mykonos” thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj biznesit shqiptar, duke e akuzuar për konkurrencë të padrejtë dhe përpjekje për të përfituar nga reputacioni ndërkombëtar i markës.