Librazhd, zjarri përfshin masivin pyjor në Malin e Polisit, dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme zonën pyjore të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit.Sipas banorëve të zonës, situata është agravuar, ndërsa flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira dhe prania e trungjeve të thata kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.Zona e prekur është një masiv pyjor që vitet e fundit është shfrytëzuar me leje nga kompani private. Materiali i thatë i mbetur në terren ka krijuar kushte të favorshme për avancimin e flakëve dhe ka vështirësuar punën e forcave që po ndërhyjnë. Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por rrethanat dhe shkaku i rënies së flakëve mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet, të cilat pritet të kryejnë verifikimet...
Burimi:
syri.net