Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit
Pas gati 24 orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu malin e Milotit është shuar thuajse plotësisht. Bashkia Kurbin njofton se zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur riaktivizimin e vatrave. Sipas bashkisë, operacioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor dhe dendësisë së madhe të pishave dhe bimësisë. Për këtë arsye është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri, e cila është realizuar menjëherë. Megjithë përmasat e zjarrit, vatrat janë mbajtur nën kontroll dhe, sipas autoriteteve, është shmangur rrezikimi i banesave dhe nevoja për evakuimin e banorëve. Në përfundim, Bashkia Kurbin u bën thirrje organeve kompetente që të hetojnë shkaqet e zjarrit. Nëse do të rezultojë se zjarri është shkaktuar qëllimisht, autoritetet duhet të identifikojnë dhe të vendosin përpara drejtësisë përgjegjësit...
Burimi:
vizionplus.tv