Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Dronët rusë goditën një qendër të frekuentuar tregtare në qytetin lindor Krivji Rih të premten pasdite, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin duke e cilësuar si “cinik dhe të neveritshëm”. Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqën ekipet e shpëtimit duke ngarendur për t’iu dalë në ndihmë të plagosurve që gjendeshin në rrugën jashtë qendrës, ndërsa nga ndërtesa dilte tym. Më pas, rreth gjysmë ore më vonë, një dron i dytë goditi çatinë e ndërtesës – një sulm që “shënjestroi ekipet e emergjencës”, tha Zelensky. “Deri tani, janë raportuar pesë viktima”, shtoi ai. Oleksandr Ganzha, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskut, tha se 91 persona të tjerë ishin plagosur, 21 prej...
Burimi:
vizionplus.tv