Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona –

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona –

Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në shkollën e mesme Brinellskolan, në Fagersta të Suedisë, duke plagosur rreth 3 persona. Autoritetet lokale konfirmuan se sulmuesi është ndaluar nga policia. Sipas mediave lokale, i dyshuari dyshohet se ishte i armatosur me një hanxhar dhe u qëllua në këmbë nga efektivët e policisë. “Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, njoftoi Bashkia e Fagerstas, duke bërë thirrje për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe udhëzimeve të policisë. “Dy persona janë plagosur rëndë dhe një i tretë po dërgohet në spital”,  tha për AFP kreu i shërbimeve shëndetësore për qarkun e Västmanland . Policia vijon kontrollet në ambientet e shkollës, ndërsa disa institucione arsimore pranë saj janë vendosur në bllokim...