Ndahet nga jeta “Mogli i Spanjës”, njeriu që jetoi 12 vjet me ujqërit! Historia e pabesueshme e ‘fëmijës ujk’ dhe një rrëfim: Ishin vitet më të lumtura!
Marcos Rodríguez Pantoja, i njohur si “fëmija ujk i Sierra Morena” apo “Mogli i Spanjës”, ndërroi jetë në moshën 80 vjeç në Ourense. Historia e tij ishte një nga rastet më unike dhe të rralla të një fëmije që jetoi për vite me radhë larg shoqërisë njerëzore, duke u rritur midis ujqërve. Sipas ‘20minutos’, nga 80 vitet e jetës së tij, 12 i kaloi fjalë për fjalë në natyrë, pa praninë e njeriut dhe vetëm me një tufë ujqërsh si shoqëruesin e tij të vetëm. Ai më vonë deklaroi se ato ishin vitet më të lumtura të jetës së tij, në kontrast me fëmijërinë e tij të vështirë, e cila u shënua nga mjerimi, abuzimi dhe uria. Marcos lindi në vitin 1946 në Aniora, Kordoba....
Burimi:
javanews.al