“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë
Një qytetar, nga sheshi “Skënderbej”, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave që vijojnë prej 83 ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai i cilësoi deputetët e Kuvendit si “plehra”, ndërsa shtoi se e kanë çuar vendin në fund për shkak se nuk ka as shëndetësi dhe asgjë. Sipas tij, e vetmja gjë që bëjnë është të vjedhin dhe të bëjnë propagandë. “Do ta shpëtojmë atdheun nga këta plehra, që e kanë çuar në fund Shqipërinë. Nuk kemi shëndetësi, ushtri. Këtu nuk prodhohet një gozhdë, këtu vetëm vidhet dhe vetëm propagandë. Në shtator do ta ketë të vështirë, do ta shikojë se kush është populli i vërtetë. Vjen rinia. Do të vijnë edhe nga diaspora. Do t‘i bllokojmë rrugët të tëra....
Burimi:
gijotina.com