Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se për përballimin e situatës janë angazhuar në nivel kombëtar të paktën 369 forca të strukturave vendore dhe rajonale, të mbështetura nga 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Gojan–Gjegjan–Tërbun të Pukës, vijon një angazhim i përforcuar me 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse. Situata paraqitet e përmirësuar në sipërfaqet pyjore të Gojanit, në lagjen Meshursh, Gojan i Vogël dhe Gjegjan, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv në drejtim të Gojanit të Vogël dhe zonës së Prozhemit. Ndërkohë, në Mal Milot, Kurbin, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së 7 efektivëve të MZSH Kurbin, 12 forcave policore, 35...
Burimi:
gijotina.com