EMRI – “Çan ferrën” i burgosuri në Reç, pas përfundimit të lejes shpërblyese nuk kthehet dhe lë një shënim
Njoftim për një të dënuar që nuk është kthyer nga leja shpërblyese.Në IEVP Reç, Shkodër, i dënuari Petrit Ndoci, i sigurisë së zakonshme, i cili ndodhej me leje shpërblyese në fshatin Rukaj, Njësia Administrative Luf, Qarku Shkodër, nuk është paraqitur për t’u rikthyer në institucion në përfundim të afatit të lejes.I dënuari Petrit Ndoci kishte përfituar leje shpërblyese nga data 14.08.2026, ora 12:30, deri më 21.08.2026, ora 12:30.Pas konstatimit të moskthimit në kohë, strukturat e informacionit të IEVP Reç, Shkodër, kanë kryer verifikimet përkatëse. Nga kontakti me familjarët është marrë informacioni se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit. Ai kishte lënë shënim për familjarët: Po largohem, ju dua shumë!Për rastin janë njoftuar menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore...
Burimi:
sarandanews.com