RAPORTI – Situata e zjarreve, sipas Prefekturës së Shkodrës në Gojan i Madh të Pukës janë djegur 3 banesa…
Situata në lagjen Pepaj, Gojan i Madh, Bashkia Pukë, paraqitet drejt përmirësimit, falë ndërhyrjes së pandërprerë dhe angazhimit të të gjitha strukturave në terren. Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 banesa të braktisura, ndërsa janë shpëtuar 2 banesa të banuara.Në të gjithë zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse: 50 efektivë MZSH nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kamza, Kukësi, Hasi dhe Shkodra, 14 punonjës të Shërbimit Pyjor, 68 punonjës të shërbimeve vendore, 70 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 53 efektivë të Forcave të Armatosura.Prefektura e Qarkut Shkodër, në koordinim me Bashkinë Pukë, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, vijon koordinimin e operacionit për izolimin dhe shuarjen e vatrave.Në zonën e banesave janë dislokuar...
Burimi:
sarandanews.com