Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Zjarri në Gojan të Madh ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Vizion Plus mëson se flakët kanë përfshirë dhe kanë shkrumbuar tre banesa në lagjen Pepaj, ndërsa situata vijon të jetë e rrezikshme për banorët e zonës. Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe rrezikut që paraqet për banesat e tjera, ka nisur evakuimi i banorëve nga zona e prekur. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. /vizionplus.tv