Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë

Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin pas përfundimit të mandatit të tij trevjeçar.  Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura e re është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, sipas parashikimeve ligjore.  Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor.  Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja...