Gjekmarkaj: Shteti i dorëzuar përballë zjarreve, Mirdita në rrezik
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilëson mungesën e një reagimi të shpejtë dhe të koordinuar si “neglizhencë dhe papërgjegjshmëri” të shtetit, ndërsa thekson se flakët në Mirditë po afrohen rrezikshëm pranë banesave. Ai kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve dhe shtim të forcave në terren për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Reagimi i plotë: Zjarret që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve po sjellin pasoja të rënda për pyjet, faunën dhe jetën e qytetarëve. Hektarë të tëra pyjesh po digjen aktualisht në Mirditë, ndërsa flakët po afrohen rrezikshëm pranë banesave. Dorëzimi i shtetit përballë kësaj situate, pa masa të mjaftueshme dhe pa një reagim të...
Burimi:
syri.net