Reforma territoriale ndezi debate në Cërrik, këshilli bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin
KESHILLI BASHKIAK CERRIK CËRRIK- Propozimi për reformën e re territoriale ka shkaktuar reagime në Cërrik, ku këshilli bashkiak ka shprehur kundërshtimin ndaj mundësisë së bashkimit të kësaj bashkie me Elbasanin. Gjatë mbledhjes së keshillit bashkiak, këshilltarë nga mazhoranca dhe opozita kanë artikuluar kundërshtime ndaj ndryshimit të propozuar, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë së Cërrikut mund të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët dhe veçanërisht te aksesi i tyre në shërbimet administrative. Sipas këshilltarëve, largimi i shërbimeve nga komuniteti do ta vrshtirësonte marrjen e tyre nga banorët e zonës. Në diskutime është ngritur gjithashtu shqetësimi se, në një perspektivë afatgjatë, ndryshimi i strukturës administrative mund të ndikojë në shtimin e emigrimit dhe shpopullimit të zonës. Debatet janë shoqëruar edhe me kritika për mënyrën dhe kohën e zhvillimit...
Burimi:
zeri.ai