Propagandës së Ramës i del boja! Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private, pak hapësira publike

Propagandës së Ramës i del boja! Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private, pak hapësira publike

Nga Jona Cenameri - Faktoje Më 4 korrik 2026, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me mbishkrimin “Plazhet publike në Ksamil”. Pamjet tregonin një hapësirë të organizuar nga Bashkia Sarandë, me çadra në dispozicion të pushuesve. Në video, hapësira publike dukej e kufizuar në katër rreshta me nga gjashtë çadra secila, ndërsa menjëherë ngjitur shtrihej një plazh privat dukshëm më i madh. Nën postimin e kryeministrit reagoi edhe Aleksandër Trajçe, drejtues i PPNEA, i cili ngriti pikërisht çështjen e raportit mes hapësirës publike dhe asaj private: “Sa qesharake të lësh 20 metra plazh publik dhe gjithë pjesën tjetër privat. A mos duhej të ishte e kundërta?” Por videoja vinte pas një premtimi shumë më të gjerë të bërë nga kryeministri në vitin...