Del FOTO/ Ky është Klausi, 22-vjeçari vdiq dje në plazh pasi u godit nga helika e gomones
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në det, mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur rëndë nga helika e mjetit lundrues me të cilin po udhëtonte. Klaus Gjergji ndodhej në bord së bashku me dy shokë të tij, kur rreth orës 16:15 dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga gomonia dhe ka rënë në ujë. Në momentin e rënies, ai është goditur nga helika e motorit, duke marrë plagë të rënda. Pas marrjes së njoftimit për aksidentin, efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në zonën ku ndodhej gomonia, në një distancë të konsiderueshme nga bregu. Forcat e policisë kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë të riut në mes të detit dhe më...
Burimi:
ntv.al