BE i ‘dhuron’ Shqipërisë 61 mln euro/ Karakaçi: Realizuam objektivat
61 milionë euro është fondi që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian, pasi ka përmbushur masat e përcaktuara në fushën e energjisë në kuadër të Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformave. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, detyrimet janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit dhe lidhen kryesisht me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. “Reformat në sektorin e energjisë po japin rezultate konkrete. Nga modernizimi i kuadrit ligjor dhe përafrimi me standardet e BE-së, te energjia e rinovueshme, ulja e varfërisë energjetike dhe komunitetet e energjisë, kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt një sektori më modern dhe më të qëndrueshëm. Mbi të gjitha, kemi arritur përpara afatit objektivin për mbi 600 MW kapacitete të reja të energjisë...
Burimi:
ntv.al