12 mln euro faturë për shtetin?/ 8 kompani naftës padisin qeverinë për çmimet e bordit
Një betejë financiare mes kompanive të karburanteve dhe qeverisë shqiptare po zhvendoset në gjykatë. Tetë operatorë të importit dhe tregtimit të karburanteve kanë paditur shtetin dhe kërkojnë në total rreth 11.8 milionë euro dëmshpërblim. Paditë lidhen me mënyrën se si Bordi i Transparencës ka llogaritur çmimet e karburanteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, paditë janë depozituar individualisht në Gjykatën Administrative gjatë mesit të muajit korrik. Gjykata do t’i shqyrtojë çështjet veçmas për secilin operator. Seanca e parë raportohet se pritet të zhvillohet më 19 shtator. Nëse pretendimet e kompanive pranohen nga gjykata, çështja nuk do të jetë më vetëm një konflikt mes qeverisë dhe tregtarëve të karburanteve. Do të jetë një faturë potenciale për buxhetin. KU PRETENDOJNË KOMPANITË SE ËSHTË GABIMI? Përplasja lidhet...
Burimi:
ntv.al