Gjyqësori / 1,792 ankesa në një vit, vetëm 3 gjyqtarë në procedim – kush i kontrollon magjistratët?

Gjyqësori / 1,792 ankesa në një vit, vetëm 3 gjyqtarë në procedim – kush i kontrollon magjistratët?

Fokusi është te qytetari që pret për drejtësinë: dosje që zvarriten, vendime që vonohen dhe procese që konsumojnë vite. Por ka një pyetje tjetër. ÇFARË NDODH KUR QYTETARI ANKOHET PËR VETË GJYQTARIN? Kush e kontrollon? Kush heton? Dhe sa shpesh një ankesë përfundon realisht në përgjegjësi disiplinore? Shifrat më të fundit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë japin një panoramë që meriton vëmendje. Gjatë vitit 2025, ILD kishte në trajtim gjithsej 3,272 ankesa, 1,792 prej të cilave të depozituara gjatë vetë vitit dhe 1,480 të mbartura nga më parë. Në një vit u trajtuan 1,635 ankesa. Nga këto: 1,211 u arkivuan pas shqyrtimit fillestar. 372 u arkivuan pas verifikimit. Dhe 52 përfunduan me hetim disiplinor. Pra mekanizmi merr mijëra ankesa. Por vetëm një pjesë shumë...