Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!
Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes. Në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, më 19 shkurt në Washington, Shqipëria dhe Kosova u renditën mes 5 vendeve që kanë premtuar kontribut me trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova do të marrin 9 transportues të blinduar të personelit, të cilët do të përdoren nga forcat pjesëmarrëse në misionin ndërkombëtar. Vendimi është pjesë e një pakete financimi prej më shumë se 206 milionë dollarësh për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit. Rreth 200 milionë dollarë do të përdoren...
Burimi:
javanews.al