PAMJET / Gjithçka shkrumb e hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Pukë! Banorët largohen me vrap
Pamjet tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në Gojan të Pukës, Njësia Gjegjan ditën e sotme, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë. Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve. Nga rreziku i flakëve, banorët kanë vrapuar për të shpëtuar veten, por edhe çfarë të mundeshin. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesa dhe në territorin përreth.
Burimi:
javanews.al