S&P Global Ratings rrit vlerësimin e BKT-së në ‘BB’, duke arritur tavanin e vlerësimit sovran të Shqipërisë, niveli më i lartë i mundshëm

S&P Global Ratings rrit vlerësimin e BKT-së në ‘BB’, duke arritur tavanin e vlerësimit sovran të Shqipërisë, niveli më i lartë i mundshëm

S&P Global Ratings ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit për Bankën Kombëtare Tregtare në ‘BB’ me perspektivë të qëndrueshme, nga ‘BB-’. Ky përmirësim e çon vlerësimin e BKT-së në nivelin maksimal të arritshëm për një institucion bankar në Shqipëri, duke e barazuar atë me vlerësimin sovran të kreditit të Republikës së Shqipërisë. Sipas metodologjisë së S&P-së, vlerësimi i kreditit të një subjekti tregtar nuk mund të tejkalojë nivelin e vlerësimit sovran të vendit ku ai ushtron aktivitetin. Agjencia ia atribuoi rritjen e vlerësimit uljes së rreziqeve ekonomike dhe përmirësimit të mjedisit operacional në tregjet kryesore ku BKT ushtron aktivitetin, krahas menaxhimit të fortë të brendshëm të rrezikut. Ndër faktorët kryesorë të vlerësimit përfshihen: Portofoli investimesh me cilësi të lartë: S&P vlerësoi profilin konservator të portofolit...