‘Zjarret në Pukë nuk mund të jenë aksidentale’/ Dodaj: 7 ditë përballje me flakët, mbi 3 mijë hektarë të djegura
Zjarret në Pukë vijojnë të mbajnë nën alarm zonën, ndërsa sipas kryebashkiakut Rrok Dodaj, prej shtatë ditësh po punohet për përballimin e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. I ftuar në “Intervistën e Mesditës” me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, Dodaj tha se dita e djeshme ishte më e vështira, pasi zjarri iu afrua qendrave të banuara në fshatin Gojan. Në terren janë angazhuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura, rreth 40 ushtarë dhe 150 forca të tjera nga Puka dhe bashkitë fqinje. Ditën e djeshme, për shkak të rrezikut, u urdhërua edhe evakuimi i banorëve, ndërsa rreth 15 familje janë strehuar te të afërmit. Dodaj tha se zjarri ka nisur në zonën e Tërbunit dhe është përhapur nga erërat e...
Burimi:
syri.net