Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 6 muaj burg shtetasin Kadri Xhemajli, i cili pranoi fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kujtojmë që Xhemali kishte kërcënuar me jetë Kurtin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ndaj tij u ngrit një akuzë nga Prokuroria Speciale më 22 tetor 2025. “Ah Albini e merito ni me ja shpu kryt per neise i vjen reni edhe ati”, shkruhej në mesazhin kërcënues. Mediat në Kosovë raportojnë se në seancë ka munguar i dëmtuari, kryeministri Albin Kurti.
Burimi:
javanews.al