Incidenti në Pustec/ Këlliçi sulmon Ramën dhe Hoxhën: Injorimi i Himnit nuk është gafë, por dështim i diplomacies

Incidenti në Pustec/ Këlliçi sulmon Ramën dhe Hoxhën: Injorimi i Himnit nuk është gafë, por dështim i diplomacies

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi deputet, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Pustec gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku, sipas tij, u injoruan Himni Kombëtar dhe simbolet shtetërore shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi e cilësoi ngjarjen si më shumë sesa një incident protokollar, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe mungesë reagimi serioz. Ai kritikoi gjithashtu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e konsideruar të papranueshme përpjekjen për t’ia faturuar përgjegjësinë vetëm Bashkisë së Pustecit. Postimi i plotë: Injorimi i Hmnit dhe simboleve tona kombëtare dje në Pustec, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është me shumë se një incident protokollar. Detaje të tilla kaq të rëndësishme në një ceremoni, nuk mund...