‘Ku është Melania?’/ Zonja e Parë rikthehet në publik pas më shumë se një muaji: Dëgjova se ju kishte marrë malli për mua
Melania Trump është rikthyer në publik pas më shumë se një muaji mungesë, duke iu përgjigjur me humor vëmendjes së mediave amerikane për numrin e kufizuar të daljeve të saj publike gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit, Donald Trump. E veshur me një fund të kuq të ndezur Dior, një këmishë të gjerë blu të çelët Michael Kors dhe këpucë kamoshi Manolo, Zonja e Parë doli dorë për dore me presidentin Trump nga Zyra Ovale dhe u drejtua drejt podiumit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. “Dëgjova se ju kishte marrë malli për mua. Ja ku jam”, tha ajo me shaka, në një deklaratë që iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të ngritura së fundmi në media: “Ku është Melania?”. Dalja e fundit publike e...
Burimi:
syri.net