‘Rrezik arratisjeje’/ Apeli lë në fuqi burgun për shtetasen turke, e dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin,

‘Rrezik arratisjeje’/ Apeli lë në fuqi burgun për shtetasen turke, e dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin,

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçaren turke Julide Yazici, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Gjatë seancës, mbrojtja kërkoi që masa të zëvendësohej me “arrest në shtëpi”, por gjykata e rrëzoi kërkesën. Sipas Apelit, fakti që Yazici ka status azili në Francë përbën rrezik për largimin e saj nga Shqipëria. Për këtë arsye, gjykata ka vlerësuar se masa “arrest në burg” është e nevojshme për të garantuar qëndrimin e saj në dispozicion të autoriteteve. Yazici, e cila është mësuese me profesion, është dënuar nga drejtësia turke me 4 vite burg për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe...