Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe mungesa e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit që po përshkallëzojnë së fundmi konfliktet e luftës mes tyre, mund të ndikojnë fuqishëm edhe në bursën e karburanteve. Madje nafta mund të arrijë në 3 euro për litër në Itali brenda pak muajsh, nëse përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme dhe nuk zhbllokohet situata në Ngushticën e Hormuzit. Alarmi është ngritur nga presidenti i FederPetroli Italia, Michele Marsiglia. Kjo mund të ndikojë edhe në vendet e tjera evropiane apo të rajonit, përfshi edhe Shqipërinë, ku deri tani ka një çmim që shkon në 219 lekë për litër. Marsiglia sqaroi se nuk bëhet fjalë për një rritje të menjëhershme, por për një skenar të mundshëm në mungesë të uljes së...