Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim dyditor në Pogradec më 24 dhe 25 gusht, në formatin “retreat”, në prag të nisjes së vitit të ri politik. Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet në një nga vilat e bllokut qeveritar në qytetin liqenor, ku ministrat pritet të raportojnë mbi punën e bërë dhe të paraqesin prioritetet për muajt në vijim. Mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm për qeverinë, ndërsa shtatori pritet të sjellë një axhendë të ngjeshur politike. Gjatë dy ditëve të takimit, Rama pritet të diskutojë me ministrat objektivat dhe angazhimet e qeverisë për vitin e ri politik.