PUSTEC/ Nuk u luajt Himni Shqiptar, Rama shpërthen: S’ka mushkë Troje që na lëkund
Një incident protokollar në Pustec ka shkaktuar reagime politike në Tiranë. Gjatë një aktiviteti folklorik maqedonas, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u ekzekutua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni kombëtar shqiptar nuk u luajt. Ngjarja është raportuar si përsëritje e një incidenti të ngjashëm të ndodhur më herët. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, reagoi pas ceremonisë duke kërkuar ndjesë. Ai sqaroi se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit, por kishte kërkuar paraprakisht që, krahas himnit të Maqedonisë së Veriut, të ekzekutohej edhe himni shqiptar. Sipas Kolefskit, kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe situata krijoi shqetësim edhe gjatë aktivitetit. Ai tha se kishte komunikuar me kryeministrin Mickoski, i cili, sipas tij, ishte i shqetësuar...
Burimi:
ntv.al