PETRAJ PËRPLAS HAGËN ME KURTIN: E DO THAÇIN DHE KOMANDANTËT E UÇK NË BURG
Avokati Edmond Petraj e cilëson Prokurorinë Speciale në Hagë si “antishqiptare” dhe akuzon institucionin se, sipas tij, ka vepruar kundër Kosovës dhe ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Petraj pretendoi se akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së janë bazuar në materiale me origjinë nga Serbia. Sipas avokatit, dokumentet dhe dëshmitë e përdorura në proceset gjyqësore në Hagë kanë ardhur nga shërbimet sekrete dhe institucionet serbe. Petraj shkoi edhe më tej me akuzat e tij, duke përfshirë në deklaratë edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Ai pretendoi se Kurti dëshiron që ish-presidenti Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë të UÇK-së të qëndrojnë në burg. Sipas tij, Vetëvendosje dhe lideri i saj kanë qenë kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa Kurti, sipas Petraj, ka ndërmarrë edhe në momente...
Burimi:
ntv.al