Zgjerohet protesta në Prishtinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet nismën e PDK
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para selisë së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të PDK-së iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit. Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë t’i jepet fund bllokimit institucional. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi qytetar dhe politik për atë që ai i cilësoi si shkelje kushtetuese. Ai kritikoi gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar dhe pretendoi se disa prej anëtarëve të tij po ushtrojnë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit. “Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve, e...
Burimi:
vizionplus.tv