Kosova ose shteti që mbahet peng
Nga Leonidha MërtiriDeklarata e para disa ditëve në Beograd e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, i erdhi plotësisht për shtat Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pavarësisht interesave strategjike të Kievit ndaj Serbisë, por dhe i kontribuon interesave të presidentit serb, sidomos në këto momente për të, të cilat kanë qenë jo pak të vështira: Për konsum të brendshëm, por dhe për ndërkombëtarët. Kaluan mbi 18 vjetë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe 16 vite kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, konfirmoi legjitimitetin e kësaj pavarësie. Dhe pse në Serbi, siç thotë ish presidentja e Kroacisë, Kitaroviç, janë të vetëdijshëm që Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë, përsëri kjo...
Burimi:
javanews.al