Vendimi i Gjykatës Speciale më 16 shtator, Thaçi nga Haga: Pres të shpallem i pafajshëm dhe të lirohem nga çdo akuzë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret që të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktgjykimi për rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pritet të shpallet më 16 shtator. I pyetur se cilat janë pritjet e tij nga procesi gjyqësor, Thaçi ka qenë i prerë në intervistën e tij dhënë për Debat Plus. “Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit”, ka thënë Thaçi. Thaçi është pyetur edhe nëse është penduar për iniciativën për themelimin e Dhomave të...
Burimi:
ntv.al