Mëngjesi nis me tragjedi në Durrës! 32-vjeçari humb jetën pas përplasjes me automjetin
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkozet–Shijak, në zonën e Rrashbullit, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, Vasil Hasani, 32 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. Nën drejtimin e Prokurorisë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë...
Burimi:
ntv.al