Rrëfehet Blerim Skoro: Amerika më tradhtoi, ndihmova CIA-n të kapte terroristët e Al-Qaeda

Rrëfehet Blerim Skoro: Amerika më tradhtoi, ndihmova CIA-n të kapte terroristët e Al-Qaeda

Administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të dëbojë nga Shtetet e Bashkuara një shqiptar të Kosovës që e përshkruan veten si ish-agjent të CIA-s, i cili pas sulmeve të 11 shtatorit depërtoi në radhët e Al-Qaeda-s dhe fitoi të drejtën për të qëndruar në SHBA pasi ndihmoi në dënimin e terroristëve. Agjentët e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) arrestuan Blerim Skoron, me origjinë nga Kosova dhe baba i tre fëmijëve, jashtë një zyre emigracioni në New Jersey, ku ai kishte shkuar në fillim të këtij muaji për të rinovuar dokumentacionin. Avokatët e tij i janë drejtuar një gjykate federale për të ndaluar dëbimin, duke argumentuar se 55-vjeçarit Skoro i ishte premtuar leje qëndrimi pas viteve të tëra pune të rëndësishme si “agjent i...