“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim
Një grup i ri kolonësh izraelitë është rikthyer në vendbanimin e Kadimit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, rreth 20 vjet pasi zona ishte evakuuar nga qeveria izraelite. Të enjten, rreth 30 familje të cilësuara si “familje pioniere” mbërritën në Kadim nga Tel Avivi. Rikthimi u bë i mundur pasi qeveria aktuale izraelite hoqi ndalimin për vendosjen e kolonëve hebrenj në këtë zonë. Familjet mbërritën në grupe të vogla, disa të shoqëruara nga ushtria, duke marrë me vete mobilie, krevate dhe materiale ndërtimi. Në zonë janë vendosur edhe banesa të lëvizshme. Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, mori pjesë në ceremoninë e rikthimit dhe e cilësoi këtë hap si korrigjim të një “padrejtësie” të bërë 21 vjet më parë. Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të...
Burimi:
javanews.al