Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë
Moti i keq ka përfshirë veriun dhe një pjesë të qendrës së Italisë, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe dëme në infrastrukturë. Autoritetet kanë shpallur alarm portokalli në Friuli-Venezia Giulia, pjesë të Lombardisë, Ligurisë dhe Toskanës, ndërsa në 13 rajone të tjera është në fuqi alarmi i verdhë. Situata më kritike paraqitet në Lombardi, ku zjarrfikësit kanë kryer mbi 400 ndërhyrje. Në Isola di Fondra, në provincën e Bergamos, 250 persona u evakuuan nga një kamping i rrezikuar nga një rrëshqitje dhe rritja e nivelit të një përroi. Në Sonico të Brescias, dy rrëshqitje shkatërruan një urë dhe detyruan evakuimin e 81 banorëve. Edhe Piemonte është prekur rëndë, me mbi 260 ndërhyrje për përmbytje dhe dëmtime të ndërtesave. Në Trentino, një masë balte dhe mbetjesh...
Burimi:
javanews.al