“Gjithçka normale”, Kompany zbulon bisedën me Musiala-n: Ja çfarë po ndodh

“Gjithçka normale”, Kompany zbulon bisedën me Musiala-n: Ja çfarë po ndodh

Bayern Munich vazhdon të monitorojë nga afër gjendjen e Jamal Musiala, i cili pati shqetësime shëndetësore në ndeshjet miqësore të verës kundër Leipzig dhe Heidenheim. Në prag të Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund, trajneri Vincent Kompany sqaroi situatën e gjermanit të talentuar: “Fola me Jamalin dhe ai më tha se nuk ka problem ta shpjegoj situatën”, deklaroi belgu. “Gjatë trajtimit, u bënë disa ndryshime që shkaktuan efekte anësore. Kjo është normale: kur i nënshtrohesh trajtimit, ndonjëherë janë të nevojshme disa rregullime”. Bayern Munich konfirmoi gjithashtu se Musiala nuk do të jetë në dispozicion për Superkupën e Gjermanisë të së shtunës, duke preferuar të mos marrë rreziqe ndërsa vazhdon trajtimin e tij mjekësor. Drejtori sportiv Max Eberl gjithashtu kërkoi të qetësonte tifozët, duke zbuluar se...