Hamilton: Nuk kam fituar kurrë në Holandë, pres që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive

Hamilton: Nuk kam fituar kurrë në Holandë, pres që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive

Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën holandeze të Zandvoort, me Ferrari që synon të rikthehet te fitorja. Në Maranello ka një pritshmëri të madhe për gjysmën e dytë të sezonit, çka konfirmohet nga Lewis Hamilton. “Jam vërtet krenar për hapat që kemi bërë në fillim të sezonit dhe përgjatë kampionatit. Mendoj se ka qenë një sfidë e madhe për çdo ekip. Të gjithë brenda ekipit janë shumë të përqendruar. Ka shumë besim në ekip”, tha 7 herë kampioni i botës. “Nuk mendoj se mund të kërkoj shumë më tepër, përveçse në gjysmën e dytë të sezonit duhet të përpiqemi të jemi më efektivë. Kemi bërë shumë ndryshime në ekip, në procese dhe në makinë: Mendoj se jemi në një pozicion ideal”, shtoi...