Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!
UEFA dhe CONCACAF kanë nisur diskutimet për krijimin e një turneu të përbashkët të Ligës së Kombeve, ku do të përfshiheshin të gjitha 96 kombëtaret e Europës, Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve. Sipas “The Guardian”, ideja është ende në fazat e para të diskutimit, por turneu i ri mund të nisë që në vitin 2028, pas përfundimit të Kampionatit Europian. Formati pritet të ngjajë me Ligat aktuale të Kombeve të UEFA-s dhe CONCACAF-it. Kombëtaret do të ndaheshin në disa nivele, ndërsa ekipet më të r ou mira të Ligës A do të përballeshin mes tyre në ndeshje zyrtare. Kjo do të mundësonte përballje të rregullta mes gjigantëve europianë si Spanja, Franca, Anglia dhe Gjermania dhe kombëtareve të fuqishme të CONCACAF-it, si Meksika, SHBA-ja dhe...
Burimi:
javanews.al