“Jam gati të vdes në fushë për Mourinho”, reagon portugezi: Jo për mua, por për Real Madrid

“Jam gati të vdes në fushë për Mourinho”, reagon portugezi: Jo për mua, por për Real Madrid

Yan Diomande, transferimi i madh i verës i Real Madrid, foli për emocionet që rrethuan transferimin e tij në klubin më prestigjioz në botë. Talenti foli për momentin kur mësoi për interesin e “Los Blancos”, telefonatën nga José Mourinho dhe këshillën që mori nga Didier Drogba. “Jam krenar dhe i lumtur sepse kam arritur ëndrrën time. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të bëhem lojtari më i mirë në botë dhe vazhdoj të punoj drejt kësaj. Kam besim në vetvete. Ardhja te Ral ishte si të jetoja një ëndërr, sepse nuk ka klub më të madh”, shprehet lojtari nga Bregu i Fildishtë. “Që nga momenti që e dëgjova, nuk mund të flija, nuk mund ta besoja. U habita sepse Mourinho më foli në frëngjisht. Ai u...