Alcaraz njofton rikthimin e tij në fushë pas 4 muajsh i dëmtuar, spanjolli do të luajë në US Open

Alcaraz njofton rikthimin e tij në fushë pas 4 muajsh i dëmtuar, spanjolli do të luajë në US Open

21 Gusht 2026 13:00 Telesport Carlos Alcaraz më në fund do të rikthehet në fushë! Kampioni spanjoll i tenisit e bëri zyrtare paraqitjen e tij në grand slam-in e US Open me një mesazh në profilet e tij në rrjetet sociale: “Po kthehem”. Ky lajm u prit shumë nga fansat e tij pas një dëmtimi në kyçin e dorës prillin e kaluar (në turneun e Barcelonës), i cili e detyroi Carlos të tërhiqej dhe të humbiste si Roland Garros ashtu edhe Wimbledon. Në prill, Alcaraz pati një inflamacion i rëndë i mbështjellësit sinovial që mbulon dhe mbron tendinat e kyçit të dorës. Ky problem shkaktohet nga mbingarkesa funksionale dhe lëvizjet e vazhdueshme të rrotullimit të dorës. Rikuperimi kërkoi trajtim të gjatë dhe rigoroz, duke përfshirë...